Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni huazon mbrojtësin Vinagre

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ruben Vinagre, i është bashkuar skuadrës së Evertonit.

Ekipi nga Premier League e ka prezantuar portugezin të mërkurën.

Vinagre është huazuar te Evertoni për një vit nga skuadra e Sportingut të Lisbonës.

Po ashtu, Evertoni ka opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit 2022/23.

Vinagre ka kontratë me Sportingun, kurse në Angli ka bërë karrierë edhe te skuadra e Wolverhamptonit.