Sulmuesi holandez, Arnaut Danjuma, i është bashkuar Evertonit për një edicion në formë huazimi nga skuadra spanjolle, Villarreal, ka njoftuar të dielën klubi i Premier Leagues. 26-vjeçari ka përvojë në futbollin anglez, pasi kishte luajtur te Bournemouthi për dy vjet.
Më pas ishte transferuar te Villarreali në vitin 2021. Evertoni ishte afër transferimit të Danjumas në muajin janar, por holandezi kishte vendosur të transferohej te Tottenhami si i huazuar. Evertoni përfundoi në pozitën e 17-të në edicionin e kaluar.
E nis edicionin e ri kundër Fulhamit më 12 gusht.