Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danjuma mbetet te Villarreali

Sulmuesi Arnaut Danjuma nuk do të largohet nga Villarreali këtë verë, përkundër ofertave të shumta nga skuadrat e tjera të mëdha të Evropës.

“Marca” ka raportuar të mërkurën se Danjuma ka vendosur që të jetë pjesë e Villarrealit edhe për sezonin e ri, pasi dëshiron të sigurojë një vend te Holanda për Botërorin e Katarit.

25-vjeçari ka shkëlqyer sezonin e shkuar te Villarreali, duke shënuar 16 gola dhe duke bërë katër asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm