Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për sulmuesin Arnaut Danjuma, raporton të enjten “Calciomercato”. Bëhet e ditur se Milani po bën gati ofertën për ta bindur Villarrealin në lirimin e 25-vjeçarit në fund të këtij sezoni.
Danjuma te Milani po shihet si zëvendësim ideal për francezin Olivier Giroud dhe klubi italian është i gatshëm të ofrojë deri në 40 milionë euro për shërbimet e tij. Danjuma ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2026, ndërsa iu bashkua vitin e shkuar nga Bournemouthi.
Këtë edicion, ai ka shënuar tri gola në të gjitha garat për skuadrën spanjolle.