Manchester Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin holandez Arnaut Danjuma, ka raportuar “DailyMail” të hënën.
Mësohet se Unitedi po përgatit ofertën për ta bindur Villarrealin në lirimin e tij. Tek ekipi spanjoll e vlerësojnë kartonin e Danjumas m bi 50 milionë euro, pasi ai llogaritet si lojtar i rëndësishëm në ekip.
25-vjeçari ka shënuar 16 gola në 34 paraqitje për Villarrealin në të gjitha garat përgjatë sezonit 2021/22. Ai iu bashkua ekipit spanjoll vitin e shkuar nga Bournemouthi dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.