Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danjuma po kërkohet nga klubet angleze

Skuadrat nga Premier League kanë shprehur interesim për sulmuesin e Villarrealit, holandezin Arnaut Danjuma.

Villarreali tashmë ka pranuar ofertat nga ekipet angleze, emrat e të cilave nuk janë publikuar për Danjuman. Ata po insistojnë t’i sigurojnë shërbimet e 25-vjeçarit për sezonin e ardhshëm.

Villarreali është i gatshëm ta lë të lirë Danjuman nëse merr një ofertë mbi 40 milionë euro pasi sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2026.

Danjuma po tregon paraqitje të mira këtë edicion dhe është ndër lojtarët më të dalluar te Villarreali. Ka shënuar 12 gola në 22 paraqitje.

Ai gjithashtu ka edhe pesë ndeshje e dy gola të shënuar me Përfaqësuesen e Holandës.

Artikuj të ngjashëm