Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami siguron Danjuman

Sulmuesi Arnaut Danjuma do të jetë përforcimi më i fundit te skuadra e Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të janarit. “Marca” ka raportuar të mërkurën se Tottenhami ka arritur marrëveshje me Villarrealin për shërbimet e holandezit 25-vjeçar.

Danjuma te Tottenhami do të huazohet deri në fund të sezonit, ndërsa zyrtarizimi i tij tek ekipi anglez do të bëhet gjatë kësaj jave. Po ashtu, Tottenhami do ta ketë opsionin e blerjes së tij në verë për 40 milionë euro.

Danjuma ka treguar paraqitje të mira këtë edicion, ku ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat për Villarrealin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai ka edhe gjashtë paraqitje me Holandën.