Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danjuma refuzon West Hamin

Mesfushori i Villarrealit, Arnaut Danjuma, ka refuzuar mundësinë për t'iu bashkuar West Hamit këtë verë.

Skuadra e David Moyes është vetëm një nga disa skuadrat e Premier League të interesuara për nënshkrimin e 25-vjeçarit, i cili shënoi 16 gola në 34 paraqitje sezonin e kaluar.

Sipas “Goal” 25-vjeçari dëshiron të luajë në një skuadër që lufton për trofe.

Holandezi po kërkohet edhe nga Liveprooli dhe Manchester Unitedi.

Danjuma ua ka bërë me dije drejtuesve të skuadrës së do të largohet këtë sezon nga Villarreali.