Skuadra e Evertonit do të duhet ta dyfishojë ofertën për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit senegalez Kalidou Koulibaly.
Bëhet e ditur se Evertoni tashmë ka kontaktuar Napolin në lidhje me transferimin e Koulibalyt dhe për kartonin e tij ka ofruar 30 milionë euro.
Megjithatë, Napoli i ka bërë me dije se për ta liruar Koulibalyn duhet ofruar të paktën 60 milionë euro. Mbrojtësi 30-vjeçar pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere dhe ekipi italian po insiston në çmimin që tashmë i ka caktuar.
Koulibaly po kërkohet me ngulm nga trajneri i ri i Evertonit, Rafael Benitezi që po kërkon ta forcojë mbrojtjen për sezonin e ri. Koulibaly që është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në Serie A, ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023.