Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Everton “blindon” Jordan Pickford pas interesimit nga Chelsea

Jordan Pickford shkëlqeu në Kampionatin Botëror, me Anglinë duke bërë që shumë skuadra të shfaqin interesim për të.

Për portierin e Evertonit, interesim ka shprehur edhe Chelsea që synon ta transferojë në “Stamford Bridge”, transmeton koha.net.

24-vjeçari ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2022, por drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i vazhdojnë kontratën për pesë vjet të tjerë dhe me rritje page pas interesimit të Chelseat.

Përveç londinezëve, interesim për anglezin ka shprehur edhe Wolverhampton.