Etnik Peci do të jetë basketbollisti i ri i skuadrës së Golden Eagle Yllit.
Transferimin e basketbollistit të pozitës 1 dhe 2, klubi suharekas e ka zyrtarizuar të shtunën gjatë ditës.
“Etniku luan në pozitat1/2 dhe vjen nga kolegji Felicians(USA), ku luajti me një mesatare prej 31 minutave, me 13 pikë, 3 kërcime e 2 asistime. Mirë se vjen, Etnik Peci”, shkruan në njoftimin e Yllit.
Të premten mbrëma, Ylli njoftoi për vazhdimin e bashkëpunimit me Gëzim Morinën, Drilon Shalën, Valon Bunjakun dhe Henrik Shirkon.