Sulmuesi Valon Ethemi ka shënuar gol për Istanbulsporin që luajti 1:1 nda Sivassporit. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së gjashtë të Superligës së Turqisë. Ethemi kaloi në epërsi Istanbulsporin në minutën e 64-t, por Sivasspori barazoi shifrat në minutën e 80-të. Për Ethemin është goli i dytë në pesë paraqitje.
Pos Ethemit edhe Jetmir Topalli startoi te Istanbulspori. Te kjo skuadër u aktivizua edhe Sidrit Guri.
Istanbulspori ka vetëm katër pikë në pjesën e poshtme të tabelës, ku është edhe Sivasspori.