Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Espanyoli me trajner të ri, emëron Diego Martinezin

Diego Martinez është trajneri më i ri i Espanyolit, i cili do ta udhëheqë ekipin prej sezonit 2022/23. Klubi nga La Liga të martën e ka zyrtarizuar Martinezin.

Martinez me Espanyolin ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Espanyoli në sezonin e fundit përfundoi në pozitën e 14 në elitën e futbollit spanjoll.

Martinez 41-vjeçar ka qenë i papunë prej vitit të shkuar, kurse ka drejtuar ekipet si Granada e Osasuna.