Christian Eriksen pritet të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës së Danimarkës të enjten dhe të rikthehet në përfaqësuese të shtunën në miqësore.
Danimarka të shtunën luan kundër Holandës, ndërsa lajmin për rikthimin e Eriksenit e ka bërë të ditur përzgjedhësi Kasper Hjulmand.
Do të ishte paraqitja e parë e Eriksenit për Danimarkën qëkur ai kolapsoi në fushë pas sulmit në zemër që e pati në Kampionatin Evropian në muajin qershor.
Karriera e Eriksenit ka vazhduar sërish në javët e fundit në Premier League me klubin e Brentfordit. Por, Erikseni mungoi të dielën ndaj Leicester Cityt pasi u infektua me Covid-19.
Hjulmand ka thënë se Erikseni kundër Holandës mund ta nis ndeshjen nga banka e rezervistëve, por do të jetë titullar në “Parken Stadium” në Kopenhagë, në miqësoren kundër Serbisë.
“Ai është 100% i gatshëm të luajë në Parken”, ka theksuar Hjulmand.