Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eriksen i lumtur për kthimin te Danimarka

Christian Eriksen ka thënë se është i gatshëm të luajë për Danimarkën në dy ndeshjet miqësore, atë kundër Holandës dhe Serbisë.

Erikseni ka marrë lejen e mjekëve për t’u kthyer sërish te Danimarka. Kundër Holandës, Danimarka luan të shtunën. Do të ishte paraqitja e parë e Eriksenit për Danimarkën pas kolapsimit në fushë në Kampionatin Evropian në muajin qershor.

“Ndihem mirë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer sërish të luaj për Danimarkën. Ka kaluar një kohë, por jam shumë i lumtur që jam kthyer”, ka thënë Erikesn, raporton “AP” të enjten.

Karriera e Eriksenit ka vazhduar sërish në javët e fundit në Premier League, me klubin e Brentfordit. Por Erikseni mungoi të dielën ndaj Leicester Cityt, pasi u infektua me Covid-19. Ai tashmë është gati të luajë edhe për Danimarkën.

Artikuj të ngjashëm