Christian Eriksen do t’i kthehet Manchester Unitedit për herën e parë në më shumë se dy muaj.
Eriksen do të jetë i pranishëm për duelin kundër Evertonit në “Old Trafford”, por trajnerit Erik ten Hag do t’i mungojë Luke Shaë që është i lënduar.
Ish-futbollisti i Tottenhamit dhe Interit kishte lëndim te ligamenteve të gjurit dhe ishte paraparë të qëndronte jashtë fushës deri në fund të muajit prill.
Ai u lëndua pas ndërhyrjes nga Andy Caroll në Kupën FA më 28 janar.
“Lajmi i mirë është që Christian Eriksen është kthyer në stërvitje dhe do të jetë me skuadrën të shtunën”, ka thënë Ten Hag në konferencën për shtyp.
United – Everton nis në orën 13:30, dhe e hap xhiron e 30-të të Premier Leagues.
Artikuj të ngjashëm