Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eriksen rikthehet ndaj West Hamit

Manchester Unitedi ka marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjes me West Ham Unitedin që e luan këtë vikend në kuadër të kampionatit anglez.

Mesfushori Christian Eriksen është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për këtë duel, të cilën Unitedi e luan të shtunën në udhëtim.

Eriksen është rikthyer të hënën në stërvitje dhe pritet të inkuadrohet prej minutës së parë kundër West Hamit. Eriksen i ka munguar Unitedit në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, përfshirë këtu pesë në kuadër të Premier Leaguet për shkak të lëndimit që e pësoi në fund të muajit të shkuar.

Deri më tani Eriksen ka 15 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime.

Artikuj të ngjashëm