Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Luke Shaw, është rikthyer në stërvitje pas tre muajsh mungesë shkaku i lëndimit të muskulit.
Anglezi 28-vjeçar ka luajtur vetëm dy ndeshje në edicionin aktual, pas lëndimit që e pësoi në muajin gusht.
Mbrojtësi tjetër i krahut të majtë, Tyrell Malacia, ka telashe me gju dhe ende nuk ka luajtur në këtë kampanjë.
Unitedi ka pasur probleme me krahun e majtë të mbrojtjes, ku kanë luajtur Sergio Reguilon, Diogo Dalot, Victor Lindelof dhe Sofyan Amrabat.
Trajneri Erik ten Hag është përballur së fundmi edhe me lëndimin e portierit Andre Onana, sa ishte pjesë e Kamerunit në ndeshjet e përfaqësueseve.
Edhe
Shaw kthehet në stërvitje pas tre muajsh
Të lënduar tek Unitedi janë edhe Lisandro Martinez, Casemiro dhe Christian Eriksen, ndërsa në dyshim për të luajtur janë edhe Jonny Evans, Aaron Wan-Bissaka dhe Rasmus Hojlund.
Manchester Unitedi udhëton tek Evertoni në fundjavë, ndërsa mesjavën e ardhshme luan kundër Galatasarayt në Turqi.