Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni do të largohet nga Interi

Foto: Reuters

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk llogarit në shërbimet e mesfushorit.

Klubi italian është në kërkim të një skuadre të re për Erikseni. Së fundmi, në garë për shërbimet e danezit ka hyrë Paris Saint-Germain.

Klubi francez është i gatshëm qysh në janar ta transferojë mesfushorin. 29-vjeçari nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Antoni Conte.

Interi për Eriksenin po kërkon rreth 40 milionë euro. Ai me zikaltërit ka kontratë deri në vitin 2023.

Eriksen këtë vit u transferua nga Tottenhami tek Interi, por nuk ka arritur ta gjejë veten te skuadra italiane.