Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni pritet ta vazhdojë karrierën në Francë

Foto: Reuters

Christian Eriksen pritet të jetë përforcimi i parë i Paris Saint-Germainit në afatin kalimtar të janarit. Mediumet e huaja, kanë shkruar të martën se Erikseni ka arritur marrëveshje personale me ekipin francez, i cili tashmë ka nisur negociatat me Interin për lirimin e tij.

Erikseni do të largohet nga Interi në janar për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe PSG-ja është gati të paguajë rreth 25 milionë euro për kartonin e tij. Në fakt, ekipi francez ka fituar garën ndaj Manchester Unitedit e Arsenalit, ekipe që gjithashtu kishin shprehur interesim për Eriksenin.

Mesfushori 28-vjeçar, në fillim të këtij viti iu bashkua Interit, por nuk arriti të adaptohet tek ekipi italian me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Ai këtë edicion ka 12 ndeshje në të gjitha garat me Interin.