Paris Saint-Germaini po insiston në transferimin e Christian Eriksenit gjatë janarit pas dështimit për ta transferuar në verë, por ekipi francez përballet me konkurrencën e fortë të Bayern Muenchenit. “Tuttosport” ka njoftuar të enjten se edhe Bayerni është futur fuqishëm në garë për Eriksenin dhe po përgatit ofertën për transferimin e tij në janar.
Erikseni, 28-vjeçar, në fillim të këtij viti iu bashkua Interit nga Tottenhami, por nuk ka arritur të adaptohet tek ekipi italian. Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe një pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh, që mund t’ia ofrojnë edhe PSG-ja e Bayerni. Erikseni këtë edicion ka dy paraqitje në kampionatin italian me Interin.
Artikuj të ngjashëm