Christian Eriksen përfundimisht do të largohet nga skuadra e Interit. Është raportuar se Interi po kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë Eriksenin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte. Eriksen në janar të këtij viti iu bashkua Interit si përforcim i madh nga Tottenhami, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
28-vjeçari, këtë sezon ka vetëm tetë paraqitje për Interin në të gjitha garat.
Tek ekipi italian po shpresojnë që danezi do të largohet në fillim të vitit të ardhshëm pasi tashmë e kanë nxjerrë në listën e largimeve.
Eriksen ka kontratë me Interin deri në vitin 2024, kurse ekipit italian iu bashkua si përforcim i madh për 27 milionë euro.