Christian Eriksen mund të shitet gjatë këtij muaji nga Interi. Mesfushori danez nuk është përshtatur në skemat e trajnerit Antonio Conte dhe me shumë mundësi do të largohet nga zikaltërit.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit të Interit i kanë bërë me dije lojtarit që nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Conte.
Eriksen u transferua vetëm në janar të këtij viti nga Tottenhami. Me Interin në Serie A luajti në 17 ndeshje.