Christian Eriksen do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga Interi.
Mesfushori danez nuk e ka bindur trajnerin e zikaltërve, Antonio Conte, që nuk dëshiron ta mbajë lojtarin.
28-vjeçarit i është bërë me dije se do të shitet gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Së fundmi, në garë për shërbimet e danezit ka hyrë edhe Liverpooli. Klubi anglez thuhet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë rreth 30 milionë euro për mesfushorin.
Për Eriksenin interesim ka shprehur edhe Parsi Saint-Germain.