Christian Eriksen ka debutuar me Brendfordin në Premier League.
Mesfushori danez u inkuadrua në lojë në minutën e 52-të në disfatën ndaj Newcastle me rezultatin 2:0.
Eriksen zëvendësoi Mathias Jensen, derisa duartrokitjet e shumta nga publiku i pranishëm nuk u ndalnin.
Eriksen muajin e shkuar iu bashkua Brentfordit si lojtar i lirë, por nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që nga ataku kardiak që e pësoi në fushë mes Danimarkës dhe Finlandës në kuadër të Kampionatit Evropian.