Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

EP Hajvalia mohon pretendimin e KFF Mitrovicës për kurdisje

Klubi i futbollit të femrave, EP Hajvalia ka mohuar pretendimet e KFF Mitrovicës për kurdisje të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.

Hajvalia i ka cilësuar si shpifje deklarimet e klubit Mitrovica. Reagimi i EP Hajvalisë erdhi pas frikës së Mitrovicës se loja brenda fushës nuk do të ketë rëndësi.

“Ky veprim nga ana e skuadrës kundërshtare në prag të finales së madhe të Kupës së Kosovës, është vetëm shpifje nga ana e saj. Skuadra jonë asnjëherë nuk ka bërë kurdisje të ndeshjeve dhe kjo gjë është konfirmuar në rezultatet tona”, shkruan në njoftimin e EP Hajvalia. Madje, është paralajmëruar edhe padi. “KFF EP Hajvalia do të përgatisë një padi në drejtim të skuadrës për shpifje dhe prishje të imazhit të presidentit të skuadrës sonë, Xhavit Pacolli. Ky veprim është i ulët nga ana e tyre, sidomos në kohën kur në jemi duke bërë përgatitjet për finalen e madhe që do të zhvillohet të mërkurën”. Finalja e Kupës do të luhet të mërkurën nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.