Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique ka insistuar se nuk do të kthehet te Barcelona si trajner pas spekulimeve të fundit se Bordi i klubit pritet ta shkarkojë Ronald Koemanin për shkak të rezultateve të dobëta.
Enrique ka qenë trajner i Barcelonës për tre sezone (2014-2017) dhe është treguar i suksesshëm duke fituar në total nëntë trofe, përfshirë dy tituj kampioni në La Liga dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.
“Unë nuk do të largohem nga Spanja sepse kam kontratë, të cilën dua ta respektoj. Madje, mendoj se Joan Laporta as që e ka numrin tim të telefonit”, ka thënë Enrique, i cili të enjten ka publikuar listën e Spanjës për ndeshjet e muajit të ardhshëm që do t’i luajë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.