Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koeman nuk flet për kontratën e tij me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nuk ka dashur të flasë rreth të ardhmes së tij me klubin katalonjas.

Trajneri holandez nuk ka komentuar situatën e tij te klubi spanjoll.

“Për momentin ne nuk kemi pse të flasim për këtë temë. Të jesh trajner i Barcelonës duhet të fitoni ndeshje dhe duhet të mendoni të punoni sa më shumë. E ardhmja ime nuk është shumë e rëndësishme se ajo e klubit tani”, u shpreh Koeman.

Trajneri 58-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni.

Artikuj të ngjashëm