Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laporta konfirmon të ardhmen e Koemanit te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, ka konfirmuar se trajneri Ronald Koeman do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit pavarësisht rezultatit që do të jetë mes Atleticos dhe Barcelonës.

Humbja e fundit në Champions League nga Benfica ka bërë që të flitet për një shkarkim të trajnerit holandez.

“Kam biseduar drejtpërdrejt me Koemanin në orët e fundit dhe vendosa që ai të qëndrojë. Koemani e do Barcelonën, ai i beson këtij ekipi, jam i sigurt se ai mund të bëjë më të mirën për ta ndryshuar situatën”, deklaroi Laporta.