Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona shkarkon Koemanin

Barcelona ka shkarkuar trajnerin Ronald Koeman pas humbjes së pësuar të mërkurën mbrëma në La Liga nga Rayo Vallecano.

Barcelona ka njoftuar për shkarkimin e Koemanit në orët e hershme të së enjtes.

“FC Barcelona ka liruar nga detyra trajnerin Ronald Koeman. Presidenti i klubit Joan Laporta, e ka informuar atë pas humbjes kundër Rayo Vallecanos. Ronald Koeman do t’i thotë lamtumirë skuadrës të enjten në Ciuitat Esportiva. Barcelona dëshiron ta falënderojë atë për shërbimin në klub dhe i uron gjitha të mirat në karrierën e tij sportive”, thuhet në komunikatën e Barcelonës.

Artikuj të ngjashëm