Sport

Shkarkimi i Koemanit nga Barcelona i pashmangshëm

Barcelona po kalon një situatë ekstreme. Humbja kundër Benficas e lë skuadrën spanjolle larg fazave nokaut të Ligës së Kampionëve, por, përtej kësaj, konfirmon se skuadra e Ronald Koemanit është e humbur. Merita e trajnerit holandez është ezauruar dhe shkarkimi i tij tani duket i pashmangshëm. Pas kthimit nga Lisbona, bordi u mblodh që në orët e para të mëngjesit të së enjtes për të analizuar skenarin kritik.

Drejtuesit e Barcelonës mbajtën një takim deri në orën 4 të mëngjesit.

Në këtë takim, u analizua situata në stolin e Barçës dhe mundësia që Koemani të shkarkohet në orët e ardhshme, pa pritur as ndeshjen kundër Atleticon në Wanda në fundjavë.

Në tryezë, klubi katalanas ka dy emra të preferuar për zëvendësimin e holandezit: Xavi Hernandez dhe Robert Martínez.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe duhet të shërbejnë që Barcelona të tregojë emrin e trajnerit të ardhshëm.