Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koemani konfirmohet trajner i Barcelonës edhe për një sezon

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se Ronald Koeman do të vazhdojë të jetë në postin e trajnerit të skuadrës edhe për sezonin 2021/22.

Presidenti Laporta lajmin e ka bërë të ditur në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

“Ne do ta vazhdojmë kontratën me Ronald Koemanin. Jemi të kënaqur sepse bisedimet kanë rezultuar me kriterin e përbashkët për atë që duhet të bëhet gjatë sezonit”, ka shkruar Laporta.

Skuadra e Barcelonës ka bërë transferime deri tani para sezonit të ri. Është përforcuar me sulmuesin Sergio Aguero dhe mbrojtësin Eric Garcia nga Manchester City, ndërsa është rikthyer mbrojtësi brazilian, Emerson Royal.