Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Enrique mund të mbetet përzgjedhës i Spanjës

Luis Enrique mund të vazhdojë kontratën me Përfaqësuesen e Spanjës.

Mediat spanjolle kanë njoftuar se përkundër se është përfolur se trajneri mund të largohet në vitin 2022, një gjë e tillë mund të mos ndodhë.

Federata e Futbollit e Spanjës thuhet se po tenton ta bindë trajnerin të mbetet në krye të Përfaqësueses, pasi janë të kënaqur me punën e bërë deri më tani.

Federata e Futbollit e Spanjës i ka propozuar edhe për një vit kontratë ish-trajnerit të skuadrave të njohura evropiane.

Enrique është pjesë e Spanjës që nga viti 2019.