Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luis Enrique e lë të hapur të ardhmen e tij te Spanja

Trajneri Luis Enrique e ka lënë të hapur nëse do ta drejtor Spanjën drejt “Euro 2024”.

“Nuk mund ta them sepse nuk e di ende”, tha 52-vjeçari, të cilit i skadon kontrata në fund të muajit. Gazetarët kanë insistuar në pyetjet për të ardhmen e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, Enrique ka theksuar se nuk është momenti i duhur për të folur për të ardhmen.

“Për momentin më pëlqen të kthehem në shtëpi dhe të shoh njerëzit e mi. Javën e ardhshme do të flasim për të ardhmen. Më duhet të përballem me këtë zhgënjim për herë të parë”, ka thënë Enrique të mërkurën në mëngjes.

Enrique në krye të Spanjës është që prej vitit 2019.