Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Spanjës, Enrique do të bëhet “transmetues” online gjatë Kupës së Botës

Foto: Reuters

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka bërë një njoftim surprizë që do ti sjellë ndeshjet edhe më pranë tifozëve gjatë Kupës së Botës në Katar, duke njoftuar se do të bëhet një “transmetues” online gjatë turneut.

Trajneri i Spanjës publikoi një video në të cilën tha se do të bënte lidhje “live” me fansat.

“Ideja është thjesht krijimi i një lidhjeje të drejtpërdrejtë me tifozët të cilët mund të jenë të interesuar për informacione të drejtpërdrejta rreth ekipit, nga pikëpamja personale dhe e stafit stërvitor”, tha Enrique në videon e tij.

“Mezi pres të përjetoj dhe ndaj atmosferën dhe presionin e një Botërori”, shtoi ai, duke thënë se seancën e tij të parë ndoshta do ta mbajë më 18 nëntor.