Ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është ndarë i dëshpëruar që nuk iu besua drejtimi i Chelseat nga krerët e klubit londinez. Ai donte të merrte drejtimin e Chelseat pas shkarkimit të Graham Potterit. Por, mbeti i zhgënjyer kur Frank Lampardit iu dha puna në vend të tij. Lampard është trajner i përkohshëm i Chelseat.
Nga mediumet spanjolle bëhet e ditur se Enrique kishte mbajtur një takim “online” me hierarkinë e Chelseat dhe ua kishte shprehur dëshirën për ta drejtuar ekipin kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Pasi ka drejtuar më parë Barcelonën, raportohet se Enrique ishte shumë i motivuar ta drejtonte Chelsean. Por, kjo dëshirë nuk iu realizua.
Real Madridi doli fitues në ndeshjen e parë ndaj Chelseat, 2:0. Chelsea nuk ka shënuar asnjë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Ka mbetur prapa në Premier League në luftën për të siguruar një vend që dërgon në garat e Evropës.