Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Enrique, favorit për ta marrë drejtimin e Chelseat

Luis Enrique

Ish-selektori i Spanjës, Luis Enrique, pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Chelseat. Sipas mediumeve britanike të mërkurën, Enrique po konsiderohet favorit dhe tashmë është në Londër ku po negocion edhe detajet e fundit me drejtuesit e Chelseat.

Megjithatë, Enrique drejtimin e Chelseat do ta marrë në fund të këtij sezoni për ta zëvendësuar Graham Potterin e shkarkuar ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.

Enrique sipas të gjitha gjasave do të firmosë kontratë afatgjate me Chelsean dhe kjo do të jetë përvoja e tij e parë në futbollin anglez. Ai më herët si trajner ka punuar edhe te Roma, Celta Vigo e Barcelona. Enrique në fund të vitit të shkuar u shkarkua nga posti i selektorit të Spanjës, me të cilën arriti deri në 1/8 e finales.