Sport

Emre Can edhe zyrtarisht lojtar i Dortmundit

Mesfushori i Juventusit, Emre Can, i është bashkuar Borussia Dortmundit në formë huazimi me opsionin për ta blerë atë nga lideri i Serisë A italiane për 25 milionë euro.

Can ka luajtur vetëm në dy ndeshje si titullar qëkur Maurizio Sarri e mori drejtimin e ekipit në fillim të sezonit, transmeton KTV.

“Ai mund të luajë në disa sisteme të formacionit, në mbrojtje e mesfushë po ashtu”, tha drejtori sportiv i Dortmundit Michael Zorc.

26-vjeçari Can iu bashkua Juves nga Liverpooli në qershor të vitit 2018-të si transferim i lirë.

Can në të kaluarën në Gjermani ka veshur edhe fanellën e Bayern Munichut dhe Bayer Leverkusenit.