Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emir Sahiti shënon gol “alla Ronaldo”

Futbollisti kosovar Emir Sahiti ka shënuar gol të jashtëzakonshëm në Superligën e Kroacisë.

Sahiti realizoi në minutën e 33-të për Hajduk Splitin, në takimin që po zhvillohet kundër Varazhdinit.

23-vjeçari shënoi në stilin gërshërë, pas krosimit të Marko Livajas.

Goli i Sahiti është i ngjashëm me atë të Cristiano Ronaldos, që e realizoi sa ishte pjesë e Real Madridit kundër Juventusit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kur po zhvillohet minuta e 65-të, Hajduku po udhëheq 1:0.

Edhe Sahiti shënon gol, Hajduku në çerekfinale të Kupës Sport Sahiti shënon gol, Hajduku në çerekfinale të Kupës

Kliko KËTU për ta parë golin