Unai Emery ka mohuar që Arsenali është favorit ndaj Napolit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi sipas tij gjasat janë 50-50.
Arsenali shënoi fitore prej 2 me 0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Angli, transmeton Koha.net.
“Është një ndeshje futbolli dhe jemi dy ekipe me lojtarë me shumë përvojë, me histori të madhe dhe gjithashtu ata kanë një trajner shumë të mirë. Në San Paolo do të jetë një ndeshje tjetër dhe presim prej tyre performancën më të mirë. Ende gjasat janë 50-50, për mua s’ka ndonjë ndryshim”, është shprehur Emery.
Artikuj të ngjashëm
-
Emery gjysmë i kënaqur me barazimin ndaj Liverpoolit
-
Rooney: Man City ka përparësi psikologjike ndaj Arsenalit
-
Unai Emery marshon drejt një tjetër trofeu në Ligën e Evropës
-
Arsenali në Paris me synim për përmbysjen e madhe
-
Parisi kthehet në Londër dukshëm më i fortë se në ndeshjen e parë me Arsenalin