Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emerson paralajmëron largimin nga Chelsea

Mbrojtësi i krahut të majtë, Emerson Palmieri ka paralajmëruar largimin nga skuadra e Chelseat gjatë kësaj vere për shkak të minutazhës së vogël. Ai ka thënë se nuk ka asgjë kundër t’i bashkohet skuadrës së Napolit, pasi dëshiron kthimin në Serie A.

Emerson ishte pjesë e Italisë që triumfoi në “Euro 2020” dhe ka kontratë me Chelsean deri vitin e ardhshëm. Te Napoli, janë në kërkim të një mbrojtësi të krauhut të majtë dhe Emerson është njëri prej lojtarëve që ekipi italian po e monitoron.

“Është ndjenjë e mirë që një ekip i madh si Napoli të shpreh interesim. Unë jam kontratë me Chelsean, por dua të luaj më shumë se sezonin e shkuar. Po ashtu, kam raporte shumë të mira me trajnerin e Napolit, Luciano Spallettin”, ka thënë Emerson 27-vjeçar.