Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli në garë për Emersonin

Pas Juventusit e Interit, edhe një ekip tjetër nga Serie A është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të majtë të Chelseat, Emerson Palmieri.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten, se Napoli ka nisur kontaktet me ekipin nga Londra për transferimin e Emersonit gjatë kësaj vere.

Te Chelsea, për ta liruar Emersonin kërkojnë ta paktën 20 milionë euro dhe Napoli është i gatshëm ta përmbushë një kërkesë të tillë.

Emerson pritet të largohet nga Chelsea, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm.

26-vjeçari ka kontratë me londinezët deri në vitin 2022, kurse sezonin e fundit, ka regjistruar 15 paraqitje dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat.

Emerson te Chelsea u transferua në fillim të vitit 2018 nga Roma.