Pas Juventusit e Lazios, edhe West Ham Unitedi është futur në garë për mbrojtësin e krahut të majtë, Emerson Palmieri.
“The Athletic” ka raportuar të hënën, se West Hami e ka kontaktuar Chelsean dhe i ka bërë me dije se është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro për kartonin e rij.
Emerson pritet të largohet këtë verë nga Chelsea, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.
28-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar në Francë, te skuadra e Lyonit.