Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Emerson Palmierin ka raportuar “Tuttosport”.
Juventusi po synon të ofrojë rreth 15 milionë euro për shërbimet e Emersonit, i cili është i huazuar te Lyoni nga skuadra e Chelseat.
Emerson te Juventusi po shihet si zëvendësim ideal për Alex Sandron, i cili pritet të largohet në verë.
Emerson është reprezentues i Italisë dhe me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2024. 27-vjeçari këtë edicion ka 25 ndeshje në Ligue 1 për Lyonin, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.