Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Emersonin

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, brazilianin Emerson Royal ka njoftuar “Tuttosport” të premten.

Mësohet se Juventusi ka nisur kontaktet me 23-vjeçarin dhe do t’i bëjë ofertë zyrtare Tottenhamit për transferimin e tij gjatë janarit.

Për Emersonin, Juventusi është gati të ofrojë 30 milionë euro.

Ekipi italian është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Emerson është i gatshëm të largohet nga Tottenhami për ta vazhduar karrierën në Angli.

Këtë edicion, ai ka një asistim në 17 ndeshje për Tottenhamin, ekip më të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

Emerson luan në Evropë prej vitit 2019, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Barcelonës e Real Betisit.

Artikuj të ngjashëm