Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami arrin marrëveshje me Chelsean për Emersonin

Mbrojtësi i krahut të majtë, Emerson Palmieri do të transferohet te skuadra e West Ham Unitedit, ka njoftuar “Sky Sports” të hënën.

Bëhet e ditur se West Hami ka arritur marrëveshje me Chelsean për shërbimet e Emersonit. Për kartonin e tij, West Hami do të paguajë 15 milionë euro, plus tri të tjera në formë bonusesh.

Emerson, i cili sezonin e shkuar ishte i huazuar te Lyoni, do të prezantohet gjatë ditëve në vijim te West Hami. Ai me ekipin e ri, do të firmos kontratë katërvjeçare.