Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emersoni drejt Lazios

Mbrojtësi i krahut të majtë, Emerson Palmieri, do të kthehet në Serie A për sezonin 2022/23.

“Calciomercato” ka shkruar të dielën se Emersoni do t’i bashkohet skuadrës së Lazios.

Thuhet se Lazio ka arritur marrëveshje për transferimin e Emersonit, i cili tashmë ka pranuar kushtet për t’iu bashkuar ekipit italian.

Lazio do ta huazojë 27-vjeçarin për një vit, me të drejtën e blerjes së kartoni të tij vitin e ardhshëm për dhjetë milionë euro.

Emerson sezonin e shkuar ishte i huazuar te Lyoni në Francë, ndërsa në Itali ka bërë karrierë te Roma.

Ai ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2024.