Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami afër marrëveshjes me futbollistin e Barcelonës

Tottenham Hotspur është në bisedime të avancuara me Barcelonën për futbollistin Emerson.

Sipas mediave spanjolle, klubi anglez ka ofruar 30 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë.

Oferta e klubit londinez thuhet se do të pranohet nga drejtuesit e klubit spanjoll.

22-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2019 kur u transferua nga Real Betisi.

Këtë sezon braziliani ka tri paraqitje me Barcelonën.