Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emerson paralajmëron kthimin në Serie A

Mbrojtësi i krahut të majtë, Emerson Palmieri e ka lënë të hapur mundësinë e kthimit në Serie A.

Emerson, i cili është pjesë e skuadrës së Chelseat ka pranuar që ka oferta nga klubet italiane por që nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.

Për Emersonin që ka kontratë me Chelsean deri vitin tjetër, interesim më herët kishin shprehur Interi, Juventusi e Roma.

“Do të shoh se çfarë do të ndodhë në qershor pasi çdo opsion është i hapur”, ka thënë Emeron.

26-vjeçari këtë edicion ka një gol në 13 ndeshje për Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në fillim të vitit 2018. Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Roma e Palermo.

Artikuj të ngjashëm