Emerson Palmeiri mund të rikthehet në Serie A në fund të këtij sezoni.
Në fakt, 26-vjeçari do të kthehet në Itali për të veshur fanellën e kombëtares italiane për ndeshjet e marsit, kurse një rikthim i vërtetë pritet në verë.
Për mbrojtësin aktual të Chelseat kanë shprehur interesim, Juventusi dhe Interi, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.
Palmeiri ishte transferuar të Chelsa nga Roma në janar të vitit 2018 për 20 milionë euro.
Me skuadrën angleze ka shënuar një gol në 13 ndeshje sa është paraqitur.
Largimi i tij mund të ndodhë edhe për shkak të hapësirës së vogël që ka te Chelsea.
Artikuj të ngjashëm